Mbërrijnë emigrantët e fundit/ Vlorë, lundrimet rifillojnë më 2 janar

31/12/2020 12:14

Sot në portin e Vlorës u ankorua trageti i linjës Vlorë-Brindisi me 120 pasagjerët e fundit që mbërrijnë për këtë vit.

Ata janë kryesisht shqiptarë rezidentë në shtetin fqinj. Disa prej tyre kishin një kohë të gjatë pa ardhur dhe nuk i kanë fshehur emocionet.

10 ditët e fundit në portin e Vlorës kanë hyrë 740 pasagjerë. Lundrimet janë ndikuar nga moti i keq. Tragetet me Italinë rinisin punën në datën 2 janar.

Top Channel