Këmbëngulte që të bashkëjetonin/ Arrestohet Përparim Ademi, 59-vjeçari që vrau dy motrat në Tiranë

31/12/2020 12:31
Përparim Ademi, autori

Personi që shihni në foto është Përparim Ademi, tashmë i arrestuar, shqiptar i Maqedonisë së Veriut , i cili sot iu mori jetën dy motrave në Tiranë, me njërën prej të cilave bashkëjetonte.

Pikërisht vazhdimi i bashkëjetetës mendohet të jetë dhe shkaku që çoi në krimin e dyfishtë që trondit opinionin publik këtë ditë të fundit të vitit.

Policia tha se Ademi qëlloi disa herë më automatik viktimat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në sy të dy fëmijëve të mitur.

Ndërkohë vetëm pak çaste më herët u njoftua arrestimi i tij: Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtori i policisë Tiranë tha më herët se:Sapo shkuam në vendngjarje pamë që kishim dy viktima, autori bashkëjetuesi i një prej motrave, ai ka qëlluar disa herë më automatik të cilin e ka lënë në banesë dhe është larguar më pas në këmbë pas pallatit.

Kemi organizuar grupet në pikat kyçe të qytetit. Grupi hetimor po vazhdon të hetojë në mënyrë të plotë ngjarjen. Do pyeten dhe dëshmitarët që kanë qenë dhe mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes. Përparim Ademi (Tela) e ka ndërruar emrin para disa vitesh, është shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy fëmijët e viktimës. Përmes jush bëjmë thirrje që kush e njeh të na ndihmojë që ta kapim sa më shpejt”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel