Fiks Fare edhe njëherë tregoi se ende ka njerëz që e quajnë veten të ‘mbinatyrshëm’ apo ‘shenjtor’.  I tillë është edhe rasti i Dajës siç e njohin të gjithë nga Lushnja që me këndim e me letra të zgjidh hallë.

Fiksi u  nisë drejt Lushnjes dhe troket në derën e fallxhorit për të kërkuar ndihmë. Dyshues Daja kërkon të dijë se kush e ka rekomanduar tek ai. Gazetarja e Fiksit i thotë se një e  afërmja e saj që ka qenë tëk ai dhe ka gjetur derman.

Gazetarja e Fiks Fare i kërkon Hoxhës që t’i shëroj burrin nga covidi, pasi e ka shumë  të sëmurë dhe të shtruar në një  spital privat.

Daja i pohon se do e ndihmojë vetëm për një gjë dhe se të gjitha gjërat që ai do i japi duhet t’i bëjë në mënyrë shumë të saktë, “në të kundërt kot që i merr’ i thotë ai gazetares.  Ai i shkruan shtatë letra  duke i fryrë. Më pas i shpjegon me imtësi se çfarë duhet të bëj me to. ” Këto letra  duhet t’i djegësh te koka e burrit dhe tymin duhet ta thithi burri që të lirohet, tek thithja  e letrës së tretë  do të lirohet kompletë” shprehet  fallxhori dhe i kërkon që pasi të mbarojë ritualin ta telefonojë.

Më pas ai i kërkon gazetares një kanatiere të re, ku pasi ta ketë mbajtur një natë poshtë jastëkut me një lugë sheqer, t’ja çoj Dajës. Në letrat që sheh fallxhori shprehet se  burri paska edhe probleme të tjera, por që ai do ia tregojë dhe do merret me to pasi të shërohet nga covidi dhe të kenë kaluar festat.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel