Disa zona në Vlorë mbeten pa drita në ditën e ndërrimit të viteve, por jo Palasa, ku janë vilat e politikanëve

31/12/2020 10:05

Në zona në Vlorë kanë mbetur pa drita, përkatësisht njësia administrative e Orikumit dhe fshatrat e Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës, që duket se do ta kalojnë ditën e ndërrimit të viteve në errësirë.

Nuk dihet defekti që mund të ketë shkaktuar moti i keq, ndërsa po ashtu nuk dihet as se kur do të energjia elektrike.

Në fakt ky është një problem që vijon prej vitesh në këto fshatra të Vlorës, por në ndryshim, në Palasë, ku janë edhe vilat e politikanëve, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, pavarësisht motit të keq.

Megjithatë, ende në rrjet nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar këtë problem, e duket se banorët e këtyre zonave, sikurse edhe vite të tjera, do të festojnë sot me qiri.

Gazeta Shqip

Top Channel