Arkimed Lusha njohur si Stresi vijon të jetë person në kërkim për policinë shqiptare si organizator i protestave të dhunshme në Tiranë, pas vrasjes së Klodian Rashës.

Një ditë pas protestës së parë, Stresi tha se kishte ikur nga Shqipëria për në Kosovë.

Kur të gjithë mendonin se Stresi vijon të fshihet në Kosovë ai tashmë po qëndron në një vend tjetër.

Vendfshehja e re e Stresit është Londra.

Kjo mësohet nga një foto e publikuar sot në zyrën e avokatit të njohur shqiptarë Naim Hasani njëherazi kreu degës së PD në Angli.

Avokati Hasani shkuan:

“Nje vizite surprize sot ne zyren time nga demokratë, qendrestar te palekunur. Idealet tona per Liri dhe Demokraci thyejne cdo barriere, per nje Shqipëri demokratike, Europiane dhe qytetare. “STRESI” te uroj shume suksese!

 

Mbetet e paqartë nëse kjo ka qenë një vizitë thjesht për të takuar kreun e PD Angli apo për të diskutuar mundësitë e kërkimit të azilit nga Stresi në Angli. Gjithçka mbetet e hapur.

Top Channel