Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ
2020 ishte një vit intensiv për zhvillimet politike dhe 2021 pritet të jetë më i ashpër në betejat politike, kjo edhe për faktin se janë zgjedhjet në 25 prill. Betejat politike të 2021 është tema e diskutimit në Open në Top Channel.
Analisti Andi Bushati sërish u shpreh kundër Reformës në Drejtësi duke e quajtur Reformën e plepave. Bushati u përball me Maznikun.
Pjesë nga debati:
Mazniku: Korrupsion ka edhe në vende të tjera si Sllovenia, Bullgaria, Rumania. Edhe aty janë të pakënaqur me korrupsionin. Janë sistemet e drejtësisë ata që e luftojnë korrupsionin. Opozita është kundër Reformës në Drejtësi.
Bushati: Do jetë ajo opozitë që këtë reformën tuaj do e përdorë kundër jush. E dini që keni bërë Reformën e Plepave. Ju do jeni viktimat e para të Reformës në Drejtësi. Mbajeni mend këtë, këtu do jemi.
Top Channel