GJKKO bën bilancin e vitit 2020/ Janë shqyrtuar e përfunduar 1871 çështje, u gjykuan 110 të pandehur

30/12/2020 19:09

TIRANË- Në prag të mbylljes së vitit 2020, vitit të parë të funksionimit të saj  si institucion, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ofron përmbledhje të të dhënave mbi veprimtarinë gjyqësore  të saj.

Megjithë kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 24.03.20202, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave nr. 9, datë 25.03.2020, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë shkaktuar nga COVID -19”, si dhe  dy vendimeve të KLGJ, “Për  pezullim të veprimeve dhe shërbimeve gjyqësore në të gjithë  gjykatat në RSH “, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  vijoi aktivitetin e  saj gjyqësor dhe administrativ në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuar sa më sipër, duke përballuar një ngarkesë të konsiderueshme pune  gjatë gjithë vitit 2020.

Gjatë këtij viti janë sjellë në Gjykatë për shqyrtim gjithsej  2073 kërkesa nga të cilat :

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve  gjithsej  1653.

– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 94.

– Cështje në gjykim gjithsej 90.

– Kërkesa të tjera gjithsej 223

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 13.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ nr. 1/2020 gjithsej 122.

Nga këto janë shqyrtuar  kanë përfunduar 1871 kërkesa/cështje.

– Kërkesa gjatë fazës së hetimeve gjithsej 1588

– Kërkesa për dërgim cështjesh për gjykim/ pushim procedimi gjithsej 71.

– Cështje në gjykim gjithsej 41.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim bazuar në ligjin antimafia gjithsej 7.

– Kërkesa për sekuestrim/konfiskim sipas Aktit Normativ Nr. 1, gjithsej 164

– Janë caktuar masa sigurimi për   124 të dyshuar

– Janë gjykuar 110 të pandehur nga të cilët :

– 84 të pandehur për krim të organizuar

– 27 të pandehur për vepra penale të korrupsionit

– Janë në shqyrtim e sipër dhe 208 të pandehur

Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit   11 cështje të natyrës së krimit të organizuar.

Janë shqyrtuar 2 kërkesa për konfiskim sipas ligjit antimafia që kanë të bëjnë pasuri si :

– tre sipërfaqe trojesh, 

– 17 apartamente dhe vlera monetare.

Janë shqyrtuar e pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020

Janë shqyrtuar e pranuar 6 kërkesa për masa  parandaluese personale sipas Aktit Normativ.

Janë përfunduar 11 kërkesa për konfiskim sipas Akti Normativ nr. 1 datë 31.1.2020 që kanë të bëjnë me 11 pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Janë në shqyrtim e sipër 49 kërkesa për konfiskim pasurie.

Vlen për t’u theksuar fakti se gjatë këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka funksionuar me një numër jo të plotë gjyqtarësh.

Për vitin që vjen është shumë e rëndësishme  plotësimi i vendeve vakante  dhe me 7 (shtatë) gjyqtarë të tjerë, proces i cili ka filluar gjatë vitit 2020  me hapjen e vendeve vakante për 5 (pesë) gjyqtarë e marrjen e aplikimeve të para.

Top Channel