Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ
Analisti nga Kosova Berat Buzhal, ndryshimet në qeverinë Rama dhe dorëheqjen e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme e ka cilësuar si një mesazh të Ramës për politikën në Kosovë.
Sipas Buzhalës, Rama me këtë lëvizje i bën thirrje politikës në Kosovë që të mos përzihet me politikën në Shqipëri.
“Ka qenë një fushatë e Ramës, që me marrë sa më shumë njerëz nga Kosova dhe me i bërë pjesë të Qeverisë. Nuk ishte vetëm punësime të thjeshta po mesazh që Rama jepte. Ka ndodhur në kohën kur Rama kishte përplasje me Albin Kurtin. Ka qenë e menduar që “bashkimin kombëtar” të Albin Kurtit me e marrë Rama. Edi Rama është bindur se Albin Kurti është realitet i pakthyeshëm në Kosovë. Dhe zoti Thaçi, aleati i Ramës në Kosovë nuk ekziston më. Është dorëzim i Ramës. Si një kërkesë mos u përzi në punët tona.” ka thënë Buzhala.
Më tej ai ka shtuar: Mesazhi për albin Kurtin. Genti ka qenë Vetëvendosje dhe ka dalë nga Vetvendosja.
Top Channel