Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ
2020 ishte një vit intensiv për zhvillimet politike dhe 2021 pritet të jetë më i ashpër në betejat politike, kjo edhe për faktin se janë zgjedhjet në 25 prill. Betejat politike të 2021 është tema e diskutimit në Open në Top Channel.
Analisti Berat Buzhala vazhdon me kritika ndaj qeverisë Rama duke thënë se një qeverisje tjetër e tij nuk do t’i shërbente Shqipërisë.
“Ju i keni pasur të gjitha pushtetet. Para 4 vitesh dolët në fushatë duke thënë se partia tjetër nuk na la të bëjmë reforma. Keni 4 vite që keni pasur çdo pushtet. I keni pasur të gjitha: Kazanin, pushtetin. Spiropali tha se do luftojë korrupsionin. Cilin korrupsion do luftoni? Këtë tuajin, apo do ktheheni pas 8 viteve dhe do luftoni korrupsionin e Sali Berishës”- tha Buzhala.
Top Channel