Nëna e Mevlanit, Flutura i është bashkuar sot Përputhen për të dhënë kritikat e saj.
Komentet e saj ishin shumë pikante, ndërsa fjalët e saj përlotën edhe Mevlanin, kur tha se ai gjithë jetën ka punuar në emigracion për të ndihmuar familjen.
“Unë kam ik që i vogël në kurbet, kam shkuar që gjithmonë ti përkushtohem familjes sime. Falenderoj zotin që gjithmonë më ka treguar rrugën e drejtë”, tha Mevlani.
Nëna e Mevlanit: Kur do më bëjë gjyshe se mbeta duke puth fëmijët e lagjes.
Mevlani: Dhe ju nuse hapni sytë tani
Nëna e Mevlanit: Janë shumë të mira të gjitha vajzat, kam respekt. Melisa i përshtatet pak Mevlanit. Ana mi kundërvihet pak djalit.
Ana: Ai më ngacmon vetë i pari
Nëna e Mevlanit: Sindi nuk shkon me Mevlanin dhe nga trupi , ky është gjithë ky djalë. Unë them vetëm që vajza që do marrë Mevlani të jetë e edukuar , Melisa i ka tiparet.
Top Channel