Në Nju Jork kanë nisur përgatitjet për pritjen e vitit të ri, edhe pse festa e madhe tradicionale, këtë vit do të mungojë.

Punëtorët kanë instaluar kristalet Waterford në topin e famshëm, që në çastet e fundit të vitit ulet në Times Square.

Punëtorët instaluan 192 trekëndësha kristalesh në topin e famshëm, të dielën, në pritje të festës së kufizuar për shkak të pandemisë që do të zhvillohet pa turmat e zakonshme  që presin hareshëm në Times Square vitin e ri.

Topi 3.6 metra është i mbuluar me 2,688 trekëndësha kristali të madhësive të ndryshme. Disa kristale të reja ndërrohen çdo vit. Shtesa e këtij viti përmban një dizajn të ri “Dhurata e lumturisë”, të përfaqësuar nga një shpërthim dielli i prerjeve të ndritshme që rrezatojnë jashtë.

Topi me 32,256 drita LED do të fillojë zbritjen në orën 23:59 minuta, sipas orës lokale dhe i gjithë eventi do të transmetohet live në televizione, në mënyrë që amerikanët të mund ta ndjekin nga shtëpitë e tyre.

 

Top Channel