KQZ i ka dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme te Gjendjes Civile, në lidhje me numrin e emigrantëve që kanë regjistruar adresën e përhershme jashtë vendit.
Kërkesa bëhet në një kohë që po punohet mbi mundësinë që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit dhe që të votojnë ata duhet që të deklarojnë adresat e tyre.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Kujtojmë se vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e “5 qershorit”, megjithatë në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj.
Një vendim i Qeverisë, i publikuar në fletoren zyrtare, i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania.
Top Channel