Në pesë vende të ndryshme në Serbi janë gjetur mbetje mortore të cilat dyshohen se janë të personave nga lufta e fundit në Kosovë.

Ndërsa, dyshohet edhe për një varrezë tjetër masive. Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, tha në një konferencë për shtyp se ka shpresuar për një presion më të madh të BE ndaj Serbisë për të dhënë informacione për të zhdukurit, megjithatë puna ka pasur rezultate.

 “Në Serbi, Kizhevaku është lokacioni i pesë ku janë gjetur mbetje mortore, pas Batajnicës, Rudnicës dhe Petrovasellës. Në Kosovë kemi pas gërmime në 9 vende, të cilat kanë rezultuar me 11 mbetje trupash, të cilat pastaj në procesin e identifikimit më tutje…8.10”, tha Manaj.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha ndërkohë se dyshohet për një varrezë tjetër në Serbi.

“Dyshohet edhe për një varrezë tjetër në Serbi. Në Kizhevak e dini që janë gjetur së paku 5 individë. Kurse pjesa tjetër është konservuar me masa gjeoplastike dhe të njëjtit vend do t’i qasemi të njëjtit vend menjëherë pas përmirësimit të kohës në pranverë”, tha Gerxhalliu.

Në lidhje me dyshimet për një varrezë masive në Shtaval të Serbisë, zyrtarët thonë se po presin hartat që kanë të bëjnë me konfiguracionin e terrenit të vitit 1999, për t’i krahasuar me gjendjen e tanishme.

Top Channel