Zinedine humbet një element shumë të rëndësishëm, pikërisht sulmuesin Rodrygo. Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ishte vetë klubi madrilen që e konfirmoi lajmin, por mesa duket ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Zidane për plot 3 muaj. Sërish jo me fat francezi, i cili ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezonit me dëmtimet e shpeshta të lojtarëve. Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të La Ligas, ku ka dhuruar dhe katër asiste për shokët e skuadrës.

Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë atë. Në sulm Zidane ka vuajtur mungesat e Hazard dhe Jovic për shumë kohë, ndërkohë që edhe Benzema e Vinicius kanë munguar në ndeshje të caktuara.

Top Channel