Rama: Vaksinat e para janë për mjekët. Kryeministri: Jemi shumë afër marrëveshjes për t’i siguruar

25/12/2020 14:58

Kryeministri Edi Rama shkoi sot të uronte festën mjekëve dhe infermierëve të spitalit covid një në Tiranë.

Numri një i qeverisë i informoi ata se do të jenë të parët që do të vaksinohen brenda disa javëve kur të mbërrijnë dozat e para të vaksinës anti covid.

Në fillim të janarit tha Rama do të jetë gati një impiant që do të shërbejë për vaksinimin e mjekëve.

Impianti do vendoset pranë Air Albania stadium.

Top Channel