Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte në Prizren. Djali ka sulmuar me thikë babanë e tij duke e goditur për vdekje.

Këtë lajm për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas policisë, sulmuesi është rreth 30 vjeçar, ndërsa viktima rreth 50 vjeç.

“Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga ‘Nazim Kokollari’ është duke ndodhur një rast dhune ne familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plagëve te marra viktima (prindi) përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kane dal ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit.

Top Channel