Grupi xhihadist “Boko Haram” ka vrarë 7 persona para Krishtlindjes në sulmin e në fshatin Pemi, të cilët ishin kryesisht të krishterë.
“Terroristët vranë shtatë vetë, dogjën dhjetë shtëpi dhe plaçkitën depot e ushqimit që supozohej se do të shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjes”, tha shefi i policisë lokale, Abwaki Kabu.
Sipas tij, anëtarët e grupit islamik Boko Haram grabitën spitalin dhe rrëmbyen priftin dhe më pas i vunë flakën spitalit dhe kishës së fshatit, transmeton Telegrafi.
Vendasit në disa rajone u desh të formonin milicë të armatosur për vetëmbrojtje që bashkëpunojnë me ushtrinë në luftën kundër Boko Haramit.
Boko Haram kohët e fundit intensifikoi sulmet, ku më shumë se 36 mijë njerëz janë vrarë në dhjetë vitet e fundit dhe dy milionë prej tyre ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Top Channel