Gjelat e Zadrimës dalin në shitje/ Fermerët e zonës të kënaqur me shitjet në këtë kohë pandemie

25/12/2020 12:17

Fermerët e Zadrimës e kanë traditë rritjen e gjelit të detit. Festat e fundvitit po afrojnë dhe këtë vit për ta janë ditët më të mira për të fituar.

Bardh Gjoni nga fshati Mabe i Lezhës ka rritur rreth 1500 krerë gjela deti dhe ka më shumë se 15 vite që merret me to. Ai është i kënaqur me shitjet duke e krahasuar me situatën e vështirë.

Tani në prag festash, fermerët dhe shpendët dalin dhe qëndrojnë gjatë gjithë ditës në anë të rrugës Lezhë-Shkodër ku një prej tyre është dhe ky fermer i cili në fakt nuk është i kënaqur nga shitjet.

Fermerët shpresojnë që shitjet më të mëdha t’i kenë në ditën e fundit të këtij viti duke qenë se gjeli i detit është edhe simbolika e tryezës së vitit të ri.

Top Channel