Gjelat e Baldushkut/ Tregu i shpendëve të fundvitit pranë tiranës

25/12/2020 12:16

Me afrimin e festave te fundvitit, kjo është pamja në fshatin Baldushk, 15 km larg Tiranës.

Tufa me pula e gjela, banorë të zonës që kujdesen për to, kazanë me ujë të vluar dhe blerës, që vijnë jo vetëm nga kryeqyteti, për të marrë shpendin tipik të festave të fundvitit.

Qytetarët: Pensionist jam. Kam ardhur me autobus nga Tirana.
Bleva një pulë, me 8 mijë lekë kg. Është viti i tretë, që vij këtu.
Familja ime ka 150 pula e gjela. I kemi shitur të gjitha.
Të hash gjelin bio të Baldushkut, lëpin gishtat.
Unë vij, se më pëlqen edhe natyra, rruga është e bukur deri këtu.

Baldushku ka rreth 1500 familje. Pothuaj secila ka nga 130-150 pula dhe gjela deti.

Top Channel