25/11 22:09
“Ftesë në 5″ ditën e sotme ishte ‘e ftuar’ në shtëpinë e këngëtarit shqiptar Frederik Ndocit në SHBA këtë mëngjes Krishtlindjeje.
Një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë besimtarët e krishterë kudo në botë, të cilët mezi e presin që të festojnë. Ketë vit ka qenë ndryshe për shkak të pandemisë së COVID dhe masave të shumta që morën shtetet për të parandaluar përhapjen.
Në shtëpinë e këngëtarit mungojnë dy motrat Rita dhe Juli, të cilat jetojnë në Gjermani dhe nuk kanë mundur që të udhëtojnë në këtë kohë të pazakontë dhe i vetmi komunikim është skype.
Ndoci ka dhënë një shfaqje të mrekullueshme bashkë me Irisin në Florida duke na sjellë një atmosferë Krishtlindjeje plot tinguj e ndjenjë.
Top Channel