Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se ka filluar vaksinimi i qytetarëve në veri të Kosovës me vaksinën e Pfizer që është kundër koronavirusit.

Mediat serbe, duke cituar presidentin serb, raportojnë se vaksinimi ka filluar në Leposaviq.

Sipas tyre, vaksinat e Pfizer do të merren nga personat mbi 75-vjeç dhe më pas edhe të të gjithë të tjerët.

Top Channel