Qyteti i Nju Jorkut vendos masë karantine për udhëtarët ndërkombëtarë

24/12/2020 08:49

Qyteti i Nju Jorkut ka prezantuar rregulla të karantinës për udhëtarët ndërkombëtarë, pas varianteve të reja të koronavirusit të identifikuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryetari i qytetit, Bill de Blasio ka thënë se të gjitha vizitorët do të urdhërohen që të qëndrojnë për 14 ditë në adresën që ofrojnë kur të arrijnë.

Ai ka thënë se secili person që shkon atje nga Mbretëria e Bashkuar do të vizitohet nga zëvendësit e sherifit të qytetit për të siguruar se respektojnë rregullat.

Ata persona që shkelin rregullat do të dënohen me 1,000 dollarë në ditë, ka paralajmëruar de Blasio.

Rreth 18.4 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 326,000 viktima janë regjistruar në gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins prej kur ka shpërthyer pandemia.

Qyteti i Nju Jorkut ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA më herët gjatë këtij viti, dhe është kthyer në një prej vendeve të prekura më së keqi nga ky virus brenda territorit amerikan.

Përmes një deklarate, de Blasio ka thënë se të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë duhet të ofrojnë detajet e tyre të kontaktit.

“Ne jemi shumë seriozë për faktin që nëse shkelni karantinën, ju po rrezikoni të gjithë të tjerët”, ka thënë ai.

Dhjetëra shtete – duke përfshirë gati të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë vënë ndalesa në udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që qeveria atje synon të luftojë koronavirusin në kohën e Fesës së Krishtlindjes./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA