Fundi i dhjetorit, të gjitha familjet korçare i gjen duke u përgatitur për të pritur festat e mëdha të fundvitit.

Si gjithmonë, përgatitja e parë është ajo e pastrimit dhe zbukurimit të shtëpive. Dritat e bukura shumëngjyrëshe që shprehin madhështinë e këtyre festave prej fillimit te dhjetorit gjenden kudo si në rrugët e qytetit ashtu dhe në shtëpitë e korçare.

Por në vigjilje të Krishtlindjes, edhe pse në situatë të pazakontë, Korça është përsëri një qytet simbol i kësaj feste. Pushuesit nuk mungojnë, ndërsa amvisat korçare po bëhen gati për drekën tradicionale.

Edhe bujtinat kanë menduar që për shkak të orarit policor, të mos kenë organizime për darkën, por ta zhvendosin në drekën e Krishtlindjes, për të ofruar diçka për pushuesit. Ndërsa mëngjesin e Krishtlindjes, për besimtarët ortodoksë, Mitropolia e shenjtë këtë vit do të organizojë dy mesha, për të shmangur grumbullimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA