Misteri makabër i valixhes në Athinë/ Gruaja dyshohet se kishte vdekur prej dy ditësh, policia “zbërthen” kamerat e sigurisë 08/11 22:55
Një person ka qëlluar për vdekje 3 oficerë policie dhe plagosur një, të cilët ishin thirrur për një incident. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin e vogël Saint-Just në Francën qendrore.
48-vjeçari i cili ishte i njohur për autoritetet qëlloi drejt oficerëve dhe më pas i vuri flakën shtëpisë. Sipas BBC, gruaja e 48-vjeçarit u shpëtua, ku dyshohet ishte ajo që ka telefonuar policinë për dhunë në familje.
Kryetari i Saint-Just, François Chautard, i tha Le Figaro se shtëpia ishte djegur dhe oficerët po përpiqeshin të përcaktonin nëse i dyshuari ishte ende brenda apo ishte arratisur.
Top Channel