523 qytetarë janë gjobitur në të gjithë vendin pasi janë konstatuar pa maskën mbrojtëse ndaj koronavirusit.

13 shtetas të tjerë janë ndëshkuar pasi kanë lëvizur në këmbë pas orës 22:00

Ndërkohë, një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është gjobitur me shumën 1.000.000 lekë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Sipas deklaratës së policisë, patrullat e përgjithshme dhe ato të policisë rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 523 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Policia e Shtetit thekson se do të vijojë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.

 

Top Channel