Mesha e krishtlindjes në orën 18:00/ Kisha katolike po përshtatet me oraret e orës policore

23/12/2020 15:44

Ndryshe nga çdo here tjetër në këto 30 vitet e fundit, Besimtarët katolikë dhe ortodoksë nuk do të kenë të mundur të kryejnë ritualin besimtar më të rëndësishëm të vitit, vigjiljen e lindjes së Krishtit në 24 dhjetor.

Zhvillimi i meshave do të behët pas besimtarë pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve që kufizon lëvizjen e qytetarëve pas orës 20.00 të datës 24 dhjetor, duke mos lejuar kështu besimtarët që të drejtohen tek objektet e kultit, për të ndjekur ceremoninë fetare. Përmes një mesazhi në prag të Krishtlindjeve Imzot George Frendo ndërsa uron besimtarët ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. Ai kujton viktimat e tërmetit, sjell në vëmendje pandeminë, viktimat e dhunës dhe rreziqet që familjet shqiptare përballen. Imzot Frendo kujton dhe vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

 “Krishtlindja na fton të gëzohemi për lindjen e një foshnjeje, si çdo foshnje ai nuk flet ai qan. Jezusi qan për viktimat e tërmetit që ende janë nën çadra. Dhe si Jezusi që lindi jashtë shtëpisë edhe ata do ti kalojnë Krishtlindjet jashtë shtëpive të tyre. Po qan për viktimat e koronavirusit dhe familjet e tyre. Jezusi po qan për viktimat e dhunës, duke parë sa shumë është rritur numri i vrasjeve. Jezusi po qan sot edhe për rreziqet qe po përballon familja shqiptare. Viktimat e pafajshme të divorcit janë fëmijët. Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient familjar.Jezusi qan por edhe buzëqesh. Buzëqesh për solidaritetin e popullit në fatkeqësi, e ka treguar pas tërmetit edhe këto ditë, pas vrasjes së një djali 25-vjeçar. Jezusi gëzohet kur sheh prindër që respektojnë njëri-tjetrin si të barabartë, kur fëmijët nuk kanë frikë t’ju afrohen prindërve”, tha ai.

Imzot Frendo e mbyll fjalën e tij duke uruar të gjithë shqiptarët, e duke shpresuar që zoti të ruajë Shqipërinë e t’u japë gëzim poltikanëve që të tregojnë të mirën e përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA