Lirohet nga burgu ‘Romeo’ që shkoi të takonte të dashurën me motor uji, por nuk do të jetë me të për Krishtlindje (Fotot)

23/12/2020 18:04

Skocezi i njohur tashmë si ‘Romeo’ me motor uji që shkeli kufizimet për të takuar të dashurën përtej Detit Irlandez, është liruar pas dënimit me katër javë burgim, por nuk do të lejohet të jetë me të për festat e fundvitit.

28 vjeçari Dale McLaughlan, bëri lundrimin e guximshëm prej gati pesë orësh për të takuar të dashurën e re Jessica Radcliffe, megjithse nuk kishte përdorur më parë motor uji.

Babai i dy fëmijëve tha sot pas lirimit: “Jam shumë i lumtur që do të jem në shtëpi për Krishtlindje”.

Ndërsa Jessica tha se lajmi i lirimit ishte “edhe i ëmbël edhe i hidhur” pasi ai gjithsesi nuk do të lejohet të dalë nga Skocia.

“Ata e liruan dhe ai menjëherë shkoi në shtëpi. Por unë do të dëshiroja që të ishte këtu”, tha ajo.

E dashura e tij kishte bërë thirrje më herët për lirimin e tij, por shpresat e saj për të qenë së bashku për festa tashmë janë shuar. Njëfarë ngushëllimi ajo ka pasur nga mbështetja publike pas famës së mori çifti në media.

Nëna e dy fëmijëve shpjegon: “Më kanë ardhur mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota. Njerëz nga Italia më tregojnë fotot e tij me motorin e ujit. Ata më thonin: “Ky është i dashuri yt, ajo që bëri është heroike, ti duhet të martohesh me të”.

Dhe ajo thotë më tej se ky është dhe qëllimi i saj: “Po, nëse më propozon, unë do të them po. Kjo është sigurisht një histori që mund t’ua tregosh fëmijëve apo nipërve”.

Punonjësi  dashuruar i ndërtimit Dale McLaughlan, kreu lundrimin 40 km nga Skocia drejt ishullit  Isle of Man me motor uji dy jave me pare, duke kaluar katër orë e gjysmë në det.

McLaughlan ishte njohur me të dashurën e tij Jessica Radcliffe, një natë në shtator, kur kishte leje të kalonte katër javë në ishull për arsye pune, sipas rregullave të ashpra te izolimit gjatë pandemisë.

Por më vonë atij nuk i lejohej të rikthehej në ishull prej kufizimeve dhe McLaughlan bleu motorin e ujit për të kaluar Detin Irlandez.

Pas gjyqit të tij McLaughlan u burgos për katër javë. Gjyaktësi Chris Arrowsmith tha: “Ti nuk ke rrezikuar popullatën e ishullit Isle of Man por ke vënë veten tënde në rrezik të madh”.

Në gjykatë u tha se McLaughlan nuk kishte eksperiencë të mëparshme me motorët e ujit dhe gjykatësi tha se shërbimet e emergjencës ishin thirrur për ta shpëtuar.

I dashuruari kishte aplikuar dy herë për leje të veçantë, por ishte refuzuar nga autoritetet, prandaj dhe mori çështjen në dorë të tij.

McLaughlan tha se kishte kursyer për të blerë motorin e ujit, të cilin e kishte marrë me makine për 120 milje deri në breg, dhe më pas ishte lëshuar në ujë me të.

Lexo gjithashtu:

https://top-channel.tv/2020/12/15/kaloi-detin-irlandez-me-motor-uji-per-te-vizituar-te-dashuren-policia-anti-covid-burgos-28-vjecarin-skocez-fotot/?foto=2#g

Familjarët e guximtarit që kaloi Detin Irlandez nga Skocia për të takuar të dashurën: Nuk dinte as not, është pak i trashë (Fotot)

FOTO GALERI
2/15
E dashura e tij Jessica Radcliffe thote se eshte gati te martohet me te

Top Channel