Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 560 mijë numri i rasteve me koronavirus.

Me 19.946 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.560.363 ndërsa numri i viktimave me 518 vdekje të reja arrin në 60.153.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 25.246, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 7.167 dhe në Marok 7.030 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 940.212 raste e cila pasohet nga Maroku me 420.648 dhe Egjipti me 127.061 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.153.633 persona të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA