Shumë rekord për një medalje argjendi nga Lojërat Olimpike të vitit 1896 në Athinë, tejkaloi 180,000 dollarë Spanja ka regjistruar edhe 22.013 raste tjera të koronavirusit midis të premtes dhe të hënës, pak më shumë se fundjava më parë.
“Shkalla e infeksionit po vazhdon të rritet, diçka që duhet të na shqetësojë të gjithë ne”, tha Sekretarja spanjolle e Shëndetit, Silvia Calzon, në një konferencë shtypi.
Numri i infeksioneve të zbuluara këtë fundjavë është deri në 704 më shumë krahasuar me një javë më parë. Derisa është akoma më i lartë, sugjeron që shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar krahasuar me javën e kaluar, kur rritja ishte 3.628 nga fundjava më parë.
Teksa disa rajone vazhdojnë të regjistrojnë rënien e infeksioneve të reja, vendet si Katalonia, Ishujt Balearik, Extremadura dhe Madrid të gjitha regjistruan rritje të dukshme gjatë fundjavës.
Në nivelin kombëtar, Spanja raportoi 334 vdekje tjera, shifra më e ulët e fundjavës në dy muaj.
Përballë variantit të ri shqetësues të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, Spanja nga e hëna ka ndaluar njerëzit që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar që nuk janë rezidentë legalë në Spanjë ose qytetarë spanjollë.
Top Channel