Rama duhet të marrë leje në KQZ/ Projektvendimi,“detyrim për aktivitetet publike para zgjedhjeve”

22/12/2020 19:43

Anëtarët e Komisionit Rregullator dështuan të bien dakord për  miratimin e rregullave, të cilat kufizojnë aktivitetet publike të kryeministrit, ministrave dhe kryetareve të Bashkive 4 muaj para zgjedhjeve. 

Rregullatori kërkoi  kohë për shkak të qëndrimeve   të ndryshme , se cilat aktivitete duhet të konsiderohen si  abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore  pas 25 Dhjetorit.

Projektvendimi i hartuar nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi reflektonte dakordësinë e palëve në Këshillin Politik ku u parashikua që qeveria nuk mund të  rrisë  paga dhe  pensione, nuk mund të kryeje amnisti apo privatizime, si dhe të bëjë ulje taksash apo të promovojë në publik aktivitete si shpërndarja e  lejeve të legalizimit dhe banesave të rindërtuara nga tërmeti.

Por, amendamentet e propozuara nga përfaqësues të opozitës jo parlamentare pak orë para mbledhjes u bënë shkak për mos arritjen e konsensusit dhe shtyrjen e saj. Në dokumentin  e propozuar nga opozita  kërkohet që mazhorancës politike si në nivel qendror ashtu dhe vendor jo vetëm t’i kufizohet promovimi i investimeve  në infrastukturë dhe fusha te tjera strategjike por t’i kufizohej edhe mbështetja përfshirë atë  financiare.

Ky përkufizim u vlerësua si radikal nga anëtarët e zgjedhur nga socialistet  në Komisionin  Rregullator të cilët kanë kundershtitë e tyre sa i takon pjesës më të madhe të kufizimeve me argumentin se ato  cenojnë liritë dhe të drejtat politike.

5 anëtarët e Komisionit Rregullator kanë 24 orë kohë për arritjen  e një drafti konsensusal, i cili duhet të shkojë për miratim në mbledhjen e së mërkurës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA