Urdhrat e Komitetit Teknik të Ekspertëve përkthehen në mënyra të ndryshme në përditshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve.

Ne ndodhemi në ambientet e një restorant-hoteli, në Tiranë, që operon prej 5 vjetësh në treg. Si u ndjenë pronari, menaxheri, punonjësit, kur mësuan se aktivitete të tilla do qëndrojnë hapur deri në orën 20.30, nga data 24 dhjetor deri në 4 janar?

“Sa u dha njoftimi, nisën telefonatat nga klientët. Kemi anuluar 80-90% të rezervimeve. Pjesa e hotelit do të shërbejë deri në orën 20.30. Ka pasur më pak anulime aty. Në këtë periudhë në kishim prenotime nga kompani të mëdha. Tani jo më. Megjithatë ne të 30 punonjësit do t’i paguajmë sikur të punonin në kapacitet të plotë. Madje do t’u japim edhe shpërblim. Pasi ata janë që e mbajnë punën, në të mirë e në të keqe. Normalisht ne punojmë nga festat e Nëntorit dhe për ato të fundvitit. Jemi të detyruar të mos e bëjmë këtë vit, për hir të ruajtjes së shëndetit”, Andi Bulku, menaxher.

“Kam 20 vjet që punoj si kamarier. Për herë të parë pas 7 vjetësh do ra festoj në shtëpi me familjen, Vitin e Ri”, tha Valteri, kamerier.

Top Channel