Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse
Për të tretë herë brenda një kohë të shkurtër zhduken pakot me ushqime dhe ilaçe të një të burgosuri brenda në burgun e Fushë Krujës. Pakot e dërguara nga familjarët e të burgosurit, janë marrë në ngarkim nga policët e burgut të Fushë Krujës, por ato nuk kanë përfunduar tek i sëmuri. Këtë skandal e ka vërtetuar me zë e figurë Fiks Fare.
Edhe pse për disa herë radhazi edhe pakoja e fundit dërguar të burgosurit Ilirjan Prifti nuk ka përfunduar tek ai. Sipas drejtuesve të burgut pakon e ka tërhequr një tjetër i dënuar edhe pse në të përveç ushqimeve e veshmbathjeve ka patur edhe ilaçe. Sipas familjarëve mungesa e ilaçeve ka rënduar gjendjen e të dënuarit .
Blerjan Prifti nga qyteti i Fierit i është drejtuar emisionit Fiks Fare për të denoncuar atë që po ndodh më të atin e tij brenda burgut të Fushë Krujës. I ati i Blerjanit po vuan dënimin pranë këtij institucioni dhe se pakot që i dërgon familja nuk i ka marrë.” Eshtë i treti rast që ne si familjarë të tij, i dërgojmë ushqime dhe ilaçe, pasi në këto kohë pandemia nuk lejohen takimet. Ia kemi nisur nëpërmjet postës dhe s’i kanë vajtur. Mirë ushqimin ,por as ilaçet që i ka të domosdoshme nuk ja japin edhe pse në burg mbërrijnë pa asnjë problem nga posta” shprehet ai për Fiksin. Ndërkohë që shpjegon se e kanë ngritur si problem pranë IEVP Fushë-Krujë, por që nuk kanë gjetur një zgjidhje. “Babai im vuan nga hipotensioni arterial, vuan dhe nga psoriaza vulgaris (sëmundje kronike e lëkurës) ” shprehet Blerjani.
Denoncimi i kryer nga Bledjani u konfirmua me zë e figurë nga nëna e tij e cila takoi drejtuesit e burgut të Fushë -Krujës të cilët kanë pranuar atë çfarë ka ndodhur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Fillimisht ajo ka takuar shefin e kontrollit të burgut, ku i ka bërë prezent situatën dhe faktin që tre herë me radhë ushqimet dhe ilaçet vinin në burg për bashkëshortin e saj Ilrijan Priftin dhe më pas nuk përfunonin në destinacion. Gjatë bisedës shefi i kontrollit shpjegon se është në dijeni të këtij fakti, por nuk e di se ku ka përfunduar pakoja e fundit prej 17 kilogramësh me ilaçe e ushqime. Për të shpjeguar zonjën ai ka thirrur një oficer policie i cili e pranon se pakoja ka mbërritur në IEVP Fushë -Krujë, por sipas tij është bërë një gabim njerëzor dhe pakoja nuk ka përfunduar atje ku duhej. ” E di situatën dhe është shumë e rënd, por me të marrë njoftimin ilaçet kam dalë dhe ia kam blerë vetë e ia kam çuar, ndërsa sot ose nesër mund t’i shkojnë edhe ushqimet me veshmbathje. Ia kanë blerë punonjësit e policisë të cilët kanë bërë gabimin” shprehet ai në video.
Bashkëshortja e të dënuarit ka takuar edhe drejtorin e burgut të Fushë Krujës. Ku ia ka shpjeguar situatën që ditën e enjte i kishte postuar të shoqit një pako me ushqime e ilaçe dhe me letrën e marrë nga posta ajo i tregon se pakoja kishte mbërritur ditën e premte në burgun e Fushë Krujës. ”
Lidhem me burrin e më thotë që nuk më ka ardhur gjë. Është i sëmurë dhe më tha që mos më nisë më gjë le të vdes. Kjo është hera e tretë që na ndodh dhe ndaj dhe po e bëj problem” i drejtohet ajo drejtorit të IEVP Fushë Krujë. Ky i fundit e pranon për rastin e fundit , por mohon të jetë vënë në dijeni për dy rastet e mëparshme. ” Dy rastet që po më thoni zonjë nuk jam vënë në dijeni, përsa i përket rastit të fundit keni shumë të drejtë. Pakoja ka ardhur në institucion dhe është kontrolluar nga policët tanë, por që nuk i ka shkuar Ilirjanit, por një të burgosuri tjetër. Ka dhjetë ditë që merremi me këtë punë, kemi parë kamerat dhe gjithçka është e dokumentuar” shprehet drejtori i burgut. Edhe pse ai shpjegon se gjithmonë pakot kontrollohen në praninë e personit pritës, por në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur. Ndaj sipas tij është ngritur një proces disiplinor dhe kundrejt përgjegjësve përveç se kanë për të zhdëmtuar pakon e të dënuarit, do të merren edhe masa.
Top Channel