Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, Presidenti Begaj kontakton ministrin e Drejtësisë për procedurat e lirimit
Vallja me maska ishte risia e protestës së mbrëmjes së të mërkurës, në ditën e 53-të të tubimit. Me këtë performancë simbolike, protestuesit përsëritën kërkesat për largimin e qeverisë, të gjithë klasës politike dhe ndryshimin e sistemit.
Në shesh u shfaq edhe një grup qytetarësh, të cilët me gëlqere shkruan në bulevard mesazhin: “Jo ligje pa ne, por për ne.”
Organizatorët i bënë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura dhe të largohet, duke i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore. Ata kërkuan sa më shumë pjesëmarrje të enjten paradite para kuvendit, ku kanë paralajmëruar prej ditësh se do të mblidhen për seancën e fundit plenare të kuvendit.
Pas fjalimeve të përnatshme, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar të njëjtën formë tubimi që kanë ndjekur që prej 31 majit.
Top Channel