19/12 16:53
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 10872 raste të reja të COVID dhe 415 pacientë kanë ndërruar jetë.
Sipas Tgcom, pati një rënie të lehtë të shtrimeve në spital dhe të kujdesit intensiv, përkatësisht -13 dhe -12 krahasuar me të dielën.
Tamponët e kryer janë 87.889. Numri total i të prekurve ka shkuar në 1,964,054 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 69,214.
Shkalla e pozitivitetit të COVID është rritur përsëri duke shkuar në 12.3%. Deri më sot në Itali ka 613,582 persona pozitivë, me një rënie në 24 orët e fundit prej 9,178.
Veneto është rajoni me më shumë raste 2,583, pasuar nga Emilia-Romagna 1,594 raste, Lazio 1,205 raste dhe Lombardia 950 raste.
Top Channel