Përmes një letre drejtuar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Shoqata Pro-eksport Albania deklaron se e mbështet raportin për ndalim të prezantimit të projekteve, dhurimin e çelësave të shtëpive, shpërndarjen e lejeve të legalizimeve dhe prerjen e shiritave nga ana e qeverisë, pas datës 25 dhjetor dhe deri në zgjedhje.
Por krahas kësaj, shoqata ka bërë një kërkesë ku kërkon që të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet, Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve. Kjo sipas tyre të bëhet me qëllim të mosdikimit paraprak.
“Të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet, Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve të tij. E gjitha kjo në frymën e mosndikimit paraprak ose retro te tij. Kjo e mbështetur edhe në eksperiencat e mëparshme të ndodhura siç ishte Ligji Nr. 39/2014 Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrollove dhe verifikimeve Tatimore për periudhën 1 Mars deri më 31 Gusht 2013”, shkruhet në letër.
Top Channel