Kartelet meksikane vrasin ish-guvernatorin e Jalisco në tualetin e restorantit (fotot)

18/12/2020 21:09

Ish-guvernatori i shtetit meksikan Jalisco, të njohur për dhunën e karteleve të trafikut të drogës, është vrarë me armë në tualetin e një restoranti, në rezortin e njohur të Puerto Vallarta.

Aristóteles Sandoval po darkonte me katër persona të tjerë të premten vonë, kur u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet dhe u qëllua për vdekje nga prapa, tha prokurori Gerardo Octavio Solís.

Sandoval nuk vdiq menjëherë, por kur rojet e tij personale tentuan ta largojnë nga ambjentet, rruga e tyre e daljes ishte bllokuar nga të tjerë sulmues që hapën zjarr. Një nga rojet e tij është plagosur rëndë, ndërsa vetë ish-guvernatori vdiq më vonë në spital.

Sandoval kishte zyrtarisht 15 roje personale, por vetëm dy prej tyre ishin me të në kohën e incidentit.

Solis shtoi se stafi i restorantit pastruan skenën e krimit, duke hequr gjakun, gëzhojat e madje duke fshire pamjet e sulmit. “Nuk kanë lënë asnjë provë, ata e kanë spastruar të gjithë vendin”, tha  Solis për mediat, duke shtuar se rreth 10 të dyshuar ishin të përfshirë në sulm, pa thënë se kush mund të ishte motivimi.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador, ofroi ngushëllimet e tij dhe u zotua të vionte para drejtësisë autorët.

Sandoval ishte një figurë në ngritje në partinë Revolucionare Institucionale në pushtet, mandati i të cilës ishte njollosur prej ngritjes së kartelit super-të-dhunshëm të rajonit, Jalisco New Generation.

Kohët e fundit ai ishte emëruar në komitetin ekzekutiv të partisë. Analistët thonë se ekzekutimi parashikon vijim të dhunës në rajon, para zgjedhjeve rajonale të vitit që vjen.

Enrique Alfaro, guvernator aktual i Jalisco, e quajti ngjarjen “sulm i drejtpërdrejtë” ndaj ish-guvernatorit.

Brenda disa viteve të fundit, karteli Jalisco New Generation ka vendosur reputacionin si grupi më i ashpër kriminal në Meksikë, i hapur për t’u përballur si me rivalët e trafikut të drogës ashtu dhe me forcat federale të sigurisë.

Rajoni i Jalisco dhe ai fqinj Colima janë kthyer një terren lufte të ashpër për territor mes karteleve Jalisco New Generation dhe atij rival Sinaloa të drejtuar më parë nga kreu i burgosur Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Një nga episodet më të çuditshme të konfliktit mes tyre, është ai në Puerto Vallarta, në 2016, kur i biri i El Chapo dhe pesë të tjerë u morën peng nga një restorant në qytet dhe u liruan disa orë më vonë, sic dyshohet nga anetare te Jalisco New Generation.

Në javën e parë të mandatit të Sandoval, sulmues të Jalisco New Generation vranë minsitrin e tij të turizmit të shtetit të Jalisco, në kryeqytetin Guadalajara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA