Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke e shijuar në maksimum këtë fundvit e sidomos pas rënies të borës së parë në New York.

Edhe pse ka qenë një vit i vështirë për shumicën prej njerëzve, për Duan nuk ka qenë ashtu pasi ka shijuar suksese të shumta me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër këtë vit.

Dua ndërkohë është kthyer në New York te i dashuri i saj, Anwar Hadid, ku është duke shijuar periudhën më të bukur të fundvitit.

Këngëtarja publikoi në orët e mbrëmjes të së enjtes disa fotografi të realizuara në qytetin e New Yorkut, që tashmë është prekur nga bora e parë e bardhë.

Ajo duket mjaft atraktive e veshur me një kostum me katrorë të kaltër dhe të bardhë, teksa fustan i saj është i zbukuruar edhe me lule.

Me flokët e saj të zeza të kapura bisht Dua dukej edhe më tërheqëse në këto fotografi.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel