Australianët po shijojnë periudhën e festave të fundvitit, duke krijuar grumbullime të mëdha pas përmirësimit të situatës nga koronavirusi.
Teksa Europa po shtrëngon masat ant-covid dhe parashikon Krishtlindje në izolim, ana tjetër e botës po na shfaq atmosferën festive që ne na mungon.
Sidnei nuk numëronte infektime prej 12 ditësh derisa një grup i ri rastesh u shfaq këtë javë. Megjithatë qytetarët po përfitojnë sa më shumë nga sezoni festiv.
Rrugët janë mbushur me njerëz që festojnë në mënyrë të shkujdesur, me puthje e përqafime gjatë gjithë natës. Duke përfituar nga lehtësimi i masave, australianët janë dyndur në bare e klube që qëndrojnë të hapura.
Por shpirti i Krishtlindjes në Sidnei nuk është njësoj për të gjithë pasi 270.000 banorë të plazheve veriore janë në izolim për tre ditët e ardhshme. 17 raste të reja të koronavirusit u regjistruan të enjten.
Top Channel