Mediat kanadeze padisin inteligjencën artificiale OpenAI për shkelje të të drejtës së autorit (fotot)
29/11 21:55
Misioni Chang’e-5 i Kinës është kthyer me sukses në Tokë.
Transmetuesi shtetëror i Kinës CGTN njoftoi se duke sjellë mostrat e para të freskëta të shkëmbinjve dhe mbeturinave nga Hëna në më shumë se katër dekada, Chang’e-5 zbarkoi në vendin e caktuar të uljes në Siziwang Banner në rajonin autonom Mongolia të Kinës veriore.
“Anija kozmike e përbërë nga një orbiter, ulës, ngritës dhe kthyes, sonda Chang’e-5 u nis më 24 nëntor. Kombinimi i tij zbarkues-ngritës u ul me sukses në anën e afërt të Hënës më 1 dhjetor dhe mblodhi mostra si nga sipërfaqja hënore ashtu edhe nga brendia e saj”, raportoi CGTN.
Në vitin 2019, Kina kreu një ulje të parë historike në anën e largët të Hënës me sondën Chang’e-4.
Top Channel