Një emigrant shqiptar, i kthyer sipas Daily Mail në njërin prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Londër, përballet me burgun pasi policia I gjeti në shtëpi kokainë me vlerë tregu 1.1 milionë paundë.
29 vjecari Muhamet Qosja, kishte 5 kilogramë kokainë në banesë, një pistoletë dhe 20 fishekë, të fshehura në një cantë poshtë palltos së një fëmije, thotë e përditëshmja britanike. Sipas saj, edhe gjashtë kile kokainë dhe droga te tjera u gjetën në canta me rroba. Qosja – i cili e ruante drogën përpara se t’ua shpërndante tregtarëve në rrugë – u mburr përpara efektivëve se kishte hyrë fshehurazi në Britani në mënyrë të paligjshme në 2014 dhe kishte vendosur të merrej me trafik narkotikësh, sepse “fitonte shumë”.
Pas kontrollit në makinën e tij, oficerët e Agjencisë Kombëtare britanike kunder krimit, gjetën dhe 23,000 paundë të fshehura. Kryeinspektori Toni O’Sullivan u shpreh se 29 vjecari po shpërndante në mënyrë aktive drogë të klasit A në emër të një grupi të organizuar kriminal. Qosja doli përpara gjykatës se Snaresbrook Croën ku prokurorët theksuan se kokaina që iu kap 29 vjecarit, në rrugë arrinte vlerën e 1,1 milion paundëve.
Ai akuzohet për gjashtë akuza te lodhur me armë mbajtje pa leje, posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre dhe pastrim parash.I riu shqiptar pritet ta marrë dënimin në fund të janarit 2021.
Top Channel