Katërmbëdhjetë persona shpallen fajtorë për sulmet në zyrat e “Charlie Hebdo”

16/12/2020 19:42

Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtorë 14 persona për bashkëpunim në një seri të sulmeve vdekjeprurëse islamiste.

Në janar të vitit 2015, si pasojë e sulmeve në zyrat e revistës, Charlie Hebdo dhe një dyqani hebre, kanë lënë të vdekur 17 persona.

Njëmbëdhjetë të pandehurit janë paraqitur para gjykatës për të marrë vendimin të mërkurën, derisa tre janë në arrati.

Një prej të pandehurve që nuk ka qenë në gjykatë është Hayat Boumeddiene, partneri i Amedy Coulibaly, i cili është vrarë gjatë sulmit në dyqanin hebre.

Boumeddiene, i cili ka ikur në Siri një javë para sulmeve, është shpallur fajtor për financim të terrorizmit dhe anëtarësimit në një rrjet kriminal terrorist.

I pandehuri kryesor në gjykatë ishte Ali Riza Polat, i cili është shpallur fajtor për bashkëpunim në krim.

Të gjithë 14 të dënuarit janë shpallur fajtorë për një mori akuzash, përfshirë pjesëmarrjen në rrjet kriminal, e deri në bashkëpunim për sulmet e janarit të vitit 2015.

Akuzat për terrorizëm janë hedhur poshtë për gjashtë prej 11 të pandehurve në gjykatë, të cilët janë shpallur fajtorë për krime më të vogla.

Kjo seancë gjyqësore, që është shtyrë vazhdimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, është zhvilluar në një periudhë kur Franca po përballet me një seri të sulmeve islamiste, si dhe me rikthim të debatit për karikaturat që shpërfaqin Profetin Muhamed.

Më 2020, mësuesit Samuel Paty i është prerë koka afër shkollës ku punonte, nga një çeçen, disa ditë pasi ai u kishte ligjëruar nxënësve të tij për rëndësinë e fjalës së lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA