Bukuroshja Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayışman janë në pritje të një vajze.

Almeda ka ndarë videon me ndjekësit e saj teksa së bashku me Tolgahan duken të lumtur pasi zbulojnë gjininë e bebit. Ata janë prindër edhe të një djali, Efehan, me të cilin modelja ka ndarë shumë momente, madje Efehan ka llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

Çifti me qëndrim në Turqi ka marrë vëmendjen e fansave në Shqipëri, sidomos kohët e fundit teksa aktori turk përpiqet të flasë dhe të komentojë në shqip.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA