Agjencia amerikane: Dritë jeshile vaksinës “Moderna”, efektivitet që pas dozës së parë

15/12/2020 14:56

Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve tha të martën se vaksina anti covid e zhvilluar nga Moderna, është shumë efikase, duke sugjeruar se ajo mund ti bashkohet shpejt arsenalit kundër pandemisë.

Dokumentat e Modernas, të postuara nga FDA përfshinin të dhëna të reja që sugjeronin se vaksina fillon të parandalojë infektimet asimptomatike pas dozës së parë. Aftësia e një vaksine për të penguar infektimet asimptomatike është e rëndësishme sepse ajo mund të ndihmojë shumë me ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Vaksina e Modernës, do të jetë kështu e para nga disa pretendente, që do ti shtohen furnizimeve në ShBA, pas fillimit tashmë të fushatës masive të vaksinimit me atë të Pfizer dhe BionTech. Vaksinat konsiderohen kritike për fundin e pandemisë që i ka marrë jetën rreth 300 mijë njerëzve në shba dhe mbi 1.6 milionëve në të gjithë botën. Një komitet ekspertësh do të diskutojë të dhënat e Modernës të enjten. I njëjti panel vlerësoi edhe të dhënat e Pfizer javën e kaluar, dhe një ditë pas opinionit pozitiv të tyre, vaksina mori autorizimin. E njëjta shpejtësi pritet të shihet edhe me vaksinën e Modernës e cila mund të miratohet nga FDA të premten.

Moderna ka thënë më parë se vaksina e saj eksperimentale Covid-19 ishte 94.1% efektive në mbrojtjen e njerëzve kundër sëmundjes. Në atë analizë të parë publike, të plotë të studimit kryesor, kompania Cambridge, Mass., tha se 196 njerëz në provën prej 30,000 personash përjetuan simptoma dhe se 185 prej tyre u dha një placebo, kundrejt vetëm 11 në vaksinën Moderna.

Top Channel