Zëvendëskryeministri Abazovic vizitë në Komunën e Tuzit: Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara…

14/12/2020 18:42

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka bërë vizitën e parë zyrtare, pas marrjes së detyrës, në Komunën e Tuzit, ku është takuar me kryetarin Nik Gjeloshaj dhe komunitetin shqiptar.

“Diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive te kaluara. Ne do bashkëpunojmë me projekte për te mirën e komunitetit”, është shprehur zëvendës kryeministri Dritan Abazovic për mediat.

Postimi i plotë i kryetarit të komunës se Tuzit, Nik Gjelosha:

Sot, bashkë me nënkryetarët e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritem në takim, Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq.

Top Channel