Në ditën e gjashtë të protestës, të zhvilluar ditën e sotme ka pasur pjesëmarrje shumë të pakët qytetarësh, ku ka pasur edhe pjesëmarrje të të miturve.
Nuk ka pasur dhunë nga ana e tyre dhe nuk ka pasur një përplasje me forcat e policisë. Ishte një marshim paqësor nga sheshi Skëndërbej e deri te Kryeministria.
Nuk dihet nëse protesta do të vazhdoj më tej. Në përfundim të marshimit mes tyre qytetarët thanë se do të vazhdoj edhe ditën e nesërme, por mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të ketë një protestë ditën e nesërme.
I ftuar në emisionin “Open” Alket Hyseni tha se presioni ndaj liderëve politikë, Bashës e Kryemadhit dha efekt.
“Zhurmuesin mund ta bëj kushdo. Entoni është prekur se nuk ka pasur rrëmujë dhe i dhemb kjo, kur them Entoni nuk e kam me Entonin. Ligji për policinë e shtetit është respektuar gjatë protestës. Është një protestë që lindi si pasojë e një veprimi e nje polici të vetëm i cili nuk mund të baltosi punën e policisë, por le t’ja lemë hetimin se deri ku është shkelur ligji. Policia ka qenë në krye të detyrës. I përshëndes protestuesit për protestën e qetë, por sërish janë në shkelje të ligjit sepse jemi në kuadër të disa masave anti Covid. Nuk bëj dot analizë të numrave, por presioni që është bërë ndaj aktorëve politikë ka dhënë këtë efektin e sotëm”.
Kujtojme që pak ditë më parë ambasadorja amerikane bëri një deklaratë të fortë.Protesta e tretë për Klodian Rashës, Yuri Kim biseda me Ramën, Bashën dhe Kryemadhin. Ambasadorja Yuri Kim zhvilloi biseda me Kryeministrin Edi Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve.
Ajo nënvizoi se “ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.
Top Channel