Polici i arrestuar për vrasjen e klodian rashës u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, katër ditë pas arrestimit.

Gjatë kësaj kohe ai është marrë në pyetje nga prokurorët si dhe janë mbledhur edhe të dhënat, dëshmitë dhe pamjet filmike të zonës ku ndodhi vrasja mëngjesin e 8 dhjetorit. Gjykatësja Shefkie Demiraj Mataj e gjeti të ligjshëm arrestimin e policit  Nevaldo Hajdëraj. Ndërsa vetë polici ka shprehur pendesën e tij për vrasjen e 25 vjecarit klodian rasha.

Shefkie Demiraj Mataj, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës: Nevaldo Hajdaraj ka shprehur pendesë të thellë mbi aktin e kryer. Ai ka kërkuar që të afërmit e viktimës Klodian Rasha të ishin të pranishëm në seancë për t’iu kërkuar ndjesë publike.

Procesi gjyqësor ndaj policit të arrestuar do nisë së shpejti ndërsa të gjitha provat dhe dëshmitë janë mbledhur nga prokurori i cili në këtë vendim ka përjashtuar drejtorinë e policisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA