Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë shtetasi Klodian Rasha, është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Drejtori i ShÇBA së, Muhamet Rrumbullaku dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv të çështjes.
Në takim është i pranishëm edhe prokurori i çështjes, Ardian Braho e po ashtu dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj.
Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë , kërkesa për caktim mase sigurimi personal Arrest në Burg, për të dyshuarin N. H.
Ndërkohë kujtojmë se dje në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit u zhvilluan protesta për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë.
Top Channel