Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së funksionimit të testeve të shpejta të Covid-19.
I ftuar ishte Dr. Rexhep Muja ku tha se testet e shpejta bëhen vetëm në 5 ditët e para kur shfaq simptomat e Covid-19.
“Kemi bërë 1000 teste ku po i praktikojmë nëpër institucione si edhe në popullatë. Skema është e ndërtuar mbi bazën e klinikës ku institucionet janë të mbikëqyera nga ne, por që kemi sinjale ku mund të ketë raste infeksioni në institucione. Ne kemi një program të lidhur me mjekun e familjes dhe nga dita e parë deri në ditën e pestë bëjmë testin e shpejtë. Nga testet e shpejta ne marrim nga pjesa e hundës që është me antigjen. Përgjigjia merret për 15 minuta ku rezultati i testit i jepet edhe mjekut të familjes. Personi i shfaqur me Covid-19 në database hyn brenda 1 ore në sëmundjet efektive. Bashkë me testin e shpejtë bëhet edhe testi ekzistues nëse kemi të sëmurë në ditën e 6, por kur janë në ditën e 5 bëjmë testin e shpejtë. Nuk është vendosur se kur do jetë në farmaci, por rëndësi ka që Shqipëria është e pajisur me testet e shpejta. Testi i shpejtë na ndihmon shumë sepse është 100% i sigurt dhe efikas, por popullata duhet të zbatojë karantinën dhe informacionet tona”, tha Rexhep Muja
Top Channel