Thirrjet po shtohen për ashpërsim të masave anti-covid në Gjermani, me ministrin e shëndetësisë Jens Spahn por edhe akademinë vendase të shkencave Leopoldina, që insistojnë për ashpërsim të masave me qëllim uljen e infeksioneve.
Saksonia u bë landi i parë që vendosi një izolim të ashpër javën e kaluar. Debati aktual për buxhetin e vitit të ardhshëm do të duhej të ishte një bilanc i kënaqshëm i punës 15-vjeçare të saj, por pandemia ia ndryshoi planet kancelares. Fjalimi I saj një ditë më parë në parlament, ishte I mbushur me thirrje, paralajmërime, lutje e kërkesa. Kancelarja si kurrë më pare, bëri thirrje për masa më të forta në betejën me koronavirusin, e madje kaloi dhe në sarkazëm.
“Nëse para krishtlindjeve do të vijojmë të kemi kaq shumë kontakte dhe më pas do të kalojmë festën e fundit me gjyshet e gjyshërit, atëherë me siguri që do të pendohemi. Festa e fundit, sepse nipërit dhe mbesat, veç dhuratave, mund të sjellin edhe sëmundjen”.
Merkel përmendi numrin e vdekjeve të raportuara zyrtarisht në Gjermani atë mëngjes: 590 brenda 24 orëve – një rekord i trishtë. Paraqitja e Merkelit në parlament u cilësia si mbresëlënëse, pasi pati empati, emocione dhe patos, teksa kancelarja u shfaq luftarake duke treguar se po lufton për të mbrojtur jete dhe të ardhmen e vendit.
Top Channel