Qeveria ka shtyrë sërish procesin e rivlerësimit të banesave. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, qytetarët do të kenë mundësi që të bëjnë rivlerësimin e pronës së tyre për ta përafruar me vlerën e tregut deri më datë 30 shtator 2021.

Më herët, ekzekutivi kishte parashikuar datën 31 dhjetor 2020 si përfundimin e këtij procesi, një shtyrje e cila erdhi si pasojë e pandemisë Cocid-19.

Do të jetë Agjencia e Kadastrës Shtetëror institucioni përgjegjës që do të merret me aplikimet e qytetarëve që dëshirojnë të kryejnë këtë proces.

Janë rreth 50 mijë banesa që pritet t’i nënshtrohen këtij procesi teksa të efekti që do të ketë në arkën e shtetit përllogaritet në rreth 4 miliardë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA